Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Përse ka heshtur Richard Grenelli…

Kosova E diel, 6 Dhjetor 2020 20:23
Përse ka heshtur Richard Grenelli…
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Nga Enver Robelli-
Diçka është heshtur Richard Grenelli. S’po shpall më as fermanë, as qorrfermanë në Twitter se kush është antiamerikan, kush proamerikan, kush trumpist, kush antitrumpist, kush sorosist, kush putinist, kush merkelist në Europë (dhe në Kosovë). Po bëhet gati një vit prej se nën ndërmjetësimin e tij gjenial u nënshkrua marrëveshja për nisjen e fluturimeve mes aeroportit “Adem Jashari” dhe “Nikola Tesla”. Avionët askund, turistët askund, Grenelli askund, pajtimi aeronautik – askund.
Vija hekurudhore Gazimestan – Bežanijska kosa (lagje e Beogradit) s’ka filluar ende të ndërtohet/modernizohet. S’ka tren nate, s’ka Night Train, s’ka Nachtzug, s’ka noćni voz, as noćni vlak. As autostrada mes Nishit dhe Merdarit s’ka filluar ende (nejse, financimi është paralajmëruar nga BE, por Grenell projektin e prezantonte si ide të tij gjeniale).
Ka mbetur keq edhe Berlini pa Richard Grenellin. Aty para një viti i pati pritur me fanfarë e fenerë tre musketierë nga Prishtina, dy pa vota, një me disa vota. Do ta bëjmë këtë, do ta bëjmë atë, thoshte Grenelli, veçse për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia s’fliste kurrë. As për viktimat kosovare të shkaktuara nga shteti pushtues (Serbia). Thoshte: s’merrem me politikë simbolike. Pra, njohja e pavarësisë nga Serbia – punë simbolike! Koncentrohuni në ekonomi. Blini sa më shumë prodhime nga njëri-tjetri (në fakt: blini sa më shumë pashteta, vaj, narezakë, gullash, tulla, çimento, miell, krunde e qumësht nga Serbia) dhe heshtni. Në Interpol s’ka çka kërkon Kosova. Dhe Kosova hoqi dorë nga Interpoli (për një kohë). Dhe Grenelli brohoriti: ky është sukses në marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë.
Pastaj fjalën e mori shefi. Tha: ata po vriteshin, unë i ndala, qe 400 e kusur vjet po vriteshin, por pastaj i thirra në Shtëpinë e Bardhë dhe aty u përqafuan. Ata! Thua se presidenti me talent aktori po xhironte një film romantik. Diçka është heshtur Richard Grenelli. S’ka më duartrokitës naivë. S’ka më duartrokitës cinikë. Ata që dje e quanin profet, sot e quajnë profan. S’ka më thirrje telefonike: “A e propozuat më shefin për çmimin Nobel?”, “Hajde, ngutuni ju pak atje në Stockholm”, “Hajde”.
S’ka më muhabete të kota me njerëz të njohur e panjohur në Instagram. S’ka më këngë kafehanesh nëpër Ballkan. Por ndoshta më 31 dhjetor 2020 ndodh diçka. Nga pista e Sllatinës në drejtim të Surçinit niset avioni i parë që do të lidhë dy kryeqytetet. E udhës do të ishte që me atë avion Grenelli të sillte në Prishtinë arkivolet e kufomave të shqiptarëve të gjetur në jug të Serbisë ditëve të fundit. A ka shkruar, more, ndonjë Tweet Grenelli për varrezën masive të zbuluar së fundi në Serbi? E pesta me radhë. Me viktima shqiptare. Grenelli thoshte: është problem i madh që s’mund të marrësh një veturë me qira (“Rent a Car”) për të shkuar nga Prishtina në Beograd dhe anasjelltas. As këtë punë s’e ndreqi. Grenelli. Ai që shpallte fermane. Dhe qorrfermane.

Mund t'ju interesojë

BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

Para 10 orësh
Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

Para 12 orësh
Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

22 Tetor 2026, 18:34
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 9 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 9 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 9 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 9 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 9 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 10 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 10 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 13 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.