Përsëri gaz lotsjellës, e hedhin deputetët e Vetëvendosjes Sami Kurteshi e Fitore Pacolli
Sërish është hedhur gaz lotsjellës në seancën për Demarkacionin në Kuvend.
Hedhjen e gazit lotsjellës dyshohet se e kanë bërë dy deputetë të Vetëvendosjes, Fitore Pacolli dhe Sami Kurteshi.
Salla e Kuvendit tashmë është zbrazur nga deputetët dhe seanca pritet të fillojë pas 5 minutave./Ekspress
Deputetët kanë dalë nga seanca e Kuvendit. Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli propozoi një pauzë prej 5 minutave.
Kjo praktikë e Vetëvendosjes është bërë edhe në të kaluarën gjatë qeverisjes “Mustafa”.