Pesë të vdekur dhe 318 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë edhe 5 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, raportojnë mediat kosovare.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 318 raste të infektuara. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Njoftimi i IKSHPK-së:

Swiss Digital Desktop Reklama

214 TË SHËRUAR DHE 318 RASTE ME COVID-19!

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.303 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 318 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 1 rast (80 vjeç), Kamenicë 1 rast (65 vjeç), Kaçanik 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (80 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 61.404 raste nga 242.999 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.514 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 214 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53.231 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.659.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 121 raste, Prizren 38 raste, Gjakovë 23 raste, Pejë 17 raste, Suharekë 16 raste, Gjilan 11 raste, Mitrovicë 11 raste, Ferizaj 10 raste, Podujevë 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Deçan 8 raste, Rahovec 8 raste, Vushtrri 8 raste, Lipjan 6 raste, Obiliq 4 raste, Istog 3 raste, Kamenicë 3 raste, Drenas 2 raste, Kaçanik 2 raste, Klinë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash dhe Malishevë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?