Pjesëmarrje e ulët në zgjedhje deri në orën 11:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje deri në orën 11:00 ka qenë pak mbi 7 për qind në nivel vendi.
Sipas të dhënave zyrtare, komuna me pjesëmarrjen më të lartë është Ranillugu, ku mbi 16 për qind e qytetarëve me të drejtë vote kanë ushtruar të drejtën e tyre. Në anën tjetër, pjesëmarrja më e ulët është regjistruar në Leposaviq, ku kanë votuar vetëm 0.08 për qind e votuesve.
Në kryeqytet, Prishtinë, deri në këtë orë pjesëmarrja ka arritur pak mbi 10 për qind, duke shënuar një interes mesatar krahasuar me komunat e tjera.
Procesi i votimit po vazhdon, ndërsa KQZ pritet të publikojë përditësime të reja gjatë ditës mbi ecurinë e zgjedhjeve dhe nivelin e pjesëmarrjes së qytetarëve.
KOHA JONË SONDAZH

