Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:23 Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt -Botuar në radion gjermane DW- Pasojat e ngrohjes globale po bëhen gjithnjë e më shkatërruese. Kufiri i synuar prej 1,5 gradësh, i dakorduar në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Plaka: Kosova dhe rajoni nuk mund të bëhen peng i politikave të ditës në Amerikë

Kosova E shtunë, 20 Qershor 2020 21:08
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me 27 qershor, Kosova dhe Serbia do ti kthehen tryezës së dialogut në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Si rrallë ndonjëherë, mes SHBA dhe BE ka një mungesë kordinimi të hapur për këtë çështje.

Mund t'ju interesojë

Zbulohet kandidatja për të qenë kryetare e PDK-së

Zbulohet kandidatja për të qenë kryetare e PDK-së

Para 15 orësh
Bedri Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK-së

Bedri Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK-së

Para 17 orësh
REL: Aktgjykimi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë do të shpallet më 17 nëntor

REL: Aktgjykimi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë do të shpallet më 17 nëntor

12 Tetor 2026, 20:49

Analisti, Armand Plaka, i ftuar në Rtv Ora duke i parë zhvillimet në një plan afatgjatë  thotë se një çarje kaq e thellë mes dy anëve të Atlantikut nuk është pozitive.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Plaka: Në plan afatgjatë e shoh jo me pozitivizëm një çarje në atë që quhet Aleanca Veriatlantike në qëndrimet e saj përballë faktorit shqiptar. Nuk ka ndodhur kurrë më parë të kemi një çarje kaq të thellë mes dy anëve të Atlantikut, deri vite më parë kanë qenë në unison rreth të ardhmes së Kosovës dhe rreth qëndrimit ndaj Serbisë.E lidh shumë me situatën parazgjedhore në SHBA por edhe si përpjekje e administratës Trump që është në stilin e saj befasues, Trump kërkon të bëjë përballje direkte dhe të marrë protagonizmin vetë. E shoh si lëvizje pozitive, edhe si një korrekturë ndaj paraardhësit të tij Obama, i cili në mandatin e dytë pati dukshëm një tërheqje të fortë në çështjen e Kosovës  dhe rajonin.

Më shqetësuese bëhet edhe shpejtësia me të cilën duan të përmbyllin marrëveshjen.

Plaka: Dialogu Kosovë-Serbi është një nga proceset më të vështira. Do të vazhdojë të kërkojë kohë. Një nxitim, për ta përmbyllur brenda një periudhe kaq të shkurtër, 6-8 muajve sikurse ka thënë Thaçi, më duket shumë i nxituar. Kosova dhe rajoni nuk mund të bëhet peng as i politikave të ditës në Amerikë, në BE, Kosovë apo Serbi. Kemi faktorë dhe aktorë që do të duan të përfitojnë nga një sukses i tillë nëse arrihet. Do të përfitonin në radhë të parë liderët në Kosovë dhe Serbi, dhe sigurisht edhe administrata Trump që është në prag të rinovimit të mandatit.

Brenda korrikut do të ketë një takim të dytë mes dy shteteve në Paris nën drejtimin e Macron. Plaka thotë se në një farë mënyre BE dhe SHBA janë ftuar në një lloj rivaliteti.

Plaka: Kjo lloj përçarje ka edhe pozitivitetin e saj.Palët janë ftuar në një lloj rivaliteti që shpresojmë të jetë pozitiv.Iniciaticva e fundit amerikane ka bërë të lëvizin edhe krerët e Brukselit apo kancelaritë në Europë, të cilat harxhuan shumë vite dhe nuk sollën gjë. Shpresat janë që me energji të reja apo bashkim energjish do të sjellin një rinovim të sinergjisë euroatlantike për zgjidhjen përfundimtare të çështjes sonë.

Por Kosova nuk ka as konsensus të brendshëm për dialogun. Vetëvendosje, edhe pse partia më e votuar në zgjedhjet e fundit nuk ka një zë në këtë proces.

Plaka: Është tipike në qëndrimet e tij, ka rezervat e tij për mënyrat si u shkarkua. VV vijon të kontestojë qëndrimet e institucioneve siç është vendimi i Kushtetueses . Nuk ishte i kënaqshëm për Vetëndosjen dhe tregoi se nuk ka dëshirën për ta njohur atë. Ka një rikthim në metodat e saj të vjetra “revolucionare”.

Kurti ka një staturë patriotike, ka investuar 15 vite në VV. Ai ra viktimë e besimit të vet politikë dhe sjelljes së tij politike. Kurti tregoi kohezion por politika është art edhe i kompromiseve dhe përplasja e tij me objektivat madhore që administrata amerikane ka me rajonin tonë e çuan drejt shkarkimit. U bë kurban i realitetit politik.

Ndërkohë nga ana e Serbisë, qëndrimet mbeten të njëjta. Në një deklaratë të fundit, Vuçiç deklaroi se nuk do të japë Kosovën për BE.

Plaka: Ka një kohezion në deklaratat e tij me një kahje kontestuese falë ndikimit  të fortë të faktorit rus. Vizita e fundit e ministrit Lavrov dhe deklaratat e tij kanë bërë të ndizen fort motorët dhe sensorët e Serbisë për të parë ku synon ky fillim i dialogut, a përkon me objektivat ruse.Edhe sikur ta marrë BE, Serbia do të shihet si mashë e zgjatur e Rusisë. Por ky rifillim jep shpresë se gjërat do të lëvizin sepse u pa që edhe kështu nuk vazhdohet më.

Etiketat e lidhura

AnalistiArmand Plaka
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt
Para 5 minutash

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman
Para 14 minutash

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit
Para 17 minutash

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë
Para 20 minutash

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 16 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 14 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.