Policia serbe futet në Kosovë dhe rrëmben një person

Një ngjarje e rëndë raportohet mesditën e së hënës nga Policia e Kosovës. Xhandarmëria serbe ka hyrë brenda territorit të Kosovës në zonën e Leposaviqit dhe ka rrëmbyer një shtetas të nacionalitetit serb, i cili dyshohet se po ashtu ka mbetur i plagosur.

Forcat e policisë së Kosovës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë pyetur dëshmitarët, ndërkohë që për këtë ngjarje është njoftuar dhe KFOR.

Të dhënat nga vendngjarja bëjnë me dije se disa persona të maskuar kishin hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, duke e plagosur dhe rrëmbyer viktimën të cilët pastaj e kishin dërguar në territorin e Serbisë, teksa me një autoambulancë e kanë dërguar në drejtim të qytetit të Nishit. Ende nuk ka të dhëna për personin e rrëmbyer, teksa hetimet vijojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?