Presidenti i SHBA, letër urimi Osmanit: Kosova ka një vend të veçantë për familjen Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka shkruar sot një letër urimi Presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani për 13- vjetorin e pavarësisë.

Biden theksoi lidhjen e fortë që ka me shtetin e Kosovës duke shtuar se marrëdhënia mes popullit shqiptar dhe amerikan mbetet e fortë, bazuar në një përkushtim të përbashkët për zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partner dhe mik i përkushtuar i Kosovës në këto përpjekje. Ndërkaq për mua personalisht, Kosova vazhdon të mbajë një vend të veçantë për familjen Biden, në shenjë respekti të kohës gjatë së cilës djali ynë i ndjerë Beau Biden punoi për të siguruar paqen, drejtësinë dhe shtetin e së drejtës për të gjithë qytetarët e Kosovës”, shkruan Biden në letrën dërguar Osmanit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?