Presidenti Meta: Kënaqësi të takoj miq si Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli (FOTO)

Presidenti Ilir Meta është takuar sot në Durrës më presidentin e Kosovës, Hasim Thaçi dhe kreun e partisë Aleanca Kosova e Re, biznesmeni Behgjet Pacolli.

“Kënaqësi e veçantë të kisha sot një mik të veçantë si Presidenti Thaçi. Pa diskutim edhe bacën Behgjet. Kaluam disa orë shumë të bukura dhe frymëzuese”, shkruan Presidenti në mesazhin e tij.

Në fotot e publikuara në Facebook, tre politikanët shqiptarë shfaqen në zonën e Gjirit të Lalzit, ku janë takuar dhe me qytetarë të shumtë nga trevat shqiptare që vijnë në zonë e bregdetit gjatë pushimeve.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të niset të hënën për në Hagë, ku do të merret në pyetje nga Prokuroria Speciale lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij për luftën e Kosovës.

SHKARKO APP