Presidenti Meta pret Aleancën Kosovare të Bizneseve: Të hiqen pengesa për biznesin mes dy vendeve

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim një një përfaqësi të Aleancës Kosovare të Bizneseve. Gjatë bisedës me biznesmenët nga Kosova, kreu i shtetit shqiptar ka dëgjuar shqetësimet e sipërmarrjes lidhur me pengesat administrative që hasin në Shqipëri.

“Në kushtet aktuale të pandemisë, theksuam domosdoshmërinë e marrjes së masave të menjëhershme, për të siguruar vijimësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe tregëtar, si dhe rritjen e mbështetjes nga ana qeverive për bizneset e prekura në të dyja vendet, me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë e Kosovës. “,- shprehet kreu i shtetit.

Mesazhi i Presidentit Ilir Meta në Facebook:

“Prita sot në Presidencë një përfaqësi të Aleancës Kosovare të Bizneseve, me të cilët ndamë ide të vyera mbi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik të sipërmarrjeve në nivel kombëtar.

U njoha me shqetësimet e drejta të tyre për rënien e volumit të shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve tona, si pasojë e COVID-19, shtimit të pengesave administrative e infrastrukturore, si dhe rritjes se barrës, kryesisht jo tarifore.

Në kushtet aktuale të pandemisë, theksuam domosdoshmërinë e marrjes së masave të menjëhershme, për të siguruar vijimësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe tregëtar, si dhe rritjen e mbështetjes nga ana qeverive për bizneset e prekura në të dyja vendet, me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë e Kosovës”.

SHKARKO APP