Presidenti Meta zbardh takimin me Hashim Thaçin: Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me homologun e Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti Ilir Meta thotë se bashkëjetesa midis shqiptarëve e serbëve është në interes të paqes, stabilitetit dhe perspektivës europiane të rajonit tonë. “Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë”,- ka thënë ndër të tjera Meta.

Postimi i plotë i Presidentit Meta lidhur me takimin me kreun e shtetit të Kosovës,  Hashim Thaçi

Swiss Digital Desktop Reklama

Kënaqësi të takohesha sot me Presidentin e Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi.
Shprehëm gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, me qëllim tejkalimin me sukses të pasojave social-ekonomike të pandemisë COVID-19, kthimin në normalitet të jetës së qytetarëve, dhe stabilizimin e plotë të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, veçanërisht me afrimin e sezonit veror turistik.
Është me rëndësi vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve, që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke por edhe të ardhmen e tyre në BE.
Bashkëjetesa midis shqiptarëve e serbëve është në interes të paqes, stabilitetit dhe perspektivës europiane të rajonit tonë. ?????.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Rama sjellë në Tiranë për zgjedhjet vendore Damian Gjiknurin, \"Mjeshtrin e Zgjedhjeve\". Mendoni se do ta ngrejë PS, Gjiknuri?