FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti serb niset me avion drejt kufirit me Kosovën. Çfarë do u kërkojë serbëve?!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se “cilido qoftë vendimi i popullit serb” për barrikadat, ai do ta pranojë.

“Do të jem me ta dhe do ta ruajmë unitetin serb”, shkroi ai në Instagram, ku tha se është duke shkuar për në Rashkë.

“Duke ditur se ata deri në çlirimin përfundimtar nuk do të kënaqen kurrë me asnjë vendim, me ndërgjegje dhe fytyrë të pastër, shkoj para tyre, i bindur se sot është një ditë e mirë për Serbinë, ngase kemi ruajtur paqen dhe kemi marrë garanci për sigurinë dhe mbijetesën e serbëve”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokuroria Speciale e Kosovës tha sot se ish-policit serb, Dejan Pantiq, i është ndryshuar masa e sigurisë, nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arrestimi i Pantiqit, nxiti ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës. Barrikadat u vendosën në 10 dhjetor nga disa serbë lokalë, duke bllokuar rrugët që çojnë drejt dy pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën me Serbinë./express/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?