Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Loja Thaçi-Vuçiç u mbyll sot në Drenicë

Editorial E mërkurë, 8 Shtator 2021 09:40
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kosovarët e zonës heroike e patriotike Drenicë ia mbyllën udhën presidentit serb. Ndërkohë presidenti Hashim Thaçi ka dalë kundër bllokimit të rrugës nga ana e banorëve dhe veteranëve të Drenicës për t’ia ndalur vizitën Vucicin në Banjë të Skenderajt.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

“Qeveria e Republikës së Kosovës, ditë më parë kishte miratuar kërkesën për vizitën e Presidentit të Serbisë në Kosovë, duke përfshirë itinerarin e saktë. Por, për shkak të rrethanave të reja të krijuara dhe ruajtjes së sigurisë së qytetarëve dhe të vetë delegacionit të presidentit serb, sot Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për anulimin e vizitës së tij në fshatin Banje”, ka shkruar Presidenti.

Mund t'ju interesojë

Zbulohet kandidatja për të qenë kryetare e PDK-së

Zbulohet kandidatja për të qenë kryetare e PDK-së

Para 9 orësh
Bedri Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK-së

Bedri Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK-së

Para 11 orësh
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16

“Si President i Kosovës, e mirëkuptoj plotësisht reagimin e qytetarëve të Drenicës, të cilët kanë shprehur revolten e tyre të arsyeshme kundër një vizite të tillë. Kjo tregon se plagët e dhimbjes dhe luftës janë ende shumë të freskëta. Megjithatë, në kohën kur jemi duke bërë përpjekje për paqe dhe pajtim, protestat dhe bllokimi i rrugëve, aspak nuk na ndihmojnë. Prandaj, unë e kuptoj edhe zhgënjimin e banorëve të komunitetit serb në fshatin Banje, për pamundësinë e realizimit të kësaj vizite. Të gjithë duhet të përmbahemi dhe të tregojmë kulturë minimale njerëzore të mirëkuptimit dhe komunikimit njerëzor”, ka shtuar ai.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Ne duhet të dimë të ngrihemi mbi vetveten, mbi plagët dhe dhimbjet e shumta. Duhet ta bëjmë këtë për hir të paqes dhe pajtimit”-theksoi Thaçi.

Por qytetarët kosovarë nuk kanë dashur t’ia dijnë për thirrjet e presidentit. Ata kanë bllokuar rrugën pa asnjë hezitim. Bile po të shikosh në facebook komentet denigruese të kosovarëve, krijon bindjen se takimet Thaçi-Vuçiç, për rishikim kufijve, janë antipopullore dhe antikombëtare. Kosovarët me në krye kryeministrin trim Haradinaj ia treguan vendin kreut të shtetit serb. Nuk e lejuan të fyente Drenicën dhe Kosovën. E bllokuan duke e kthyer si burracak shtigjeve të pyllit.

Në fund edhe presidenti serb u dorëzua kur tha sot se nuk do ketë ndryshim të kufijve dhe se u kanë mashtuar, duke nënkuptuar Thaçin. Me sa duket Vuçiç e përdori presidentin kosovar dhe e hodhi sot. Sikurse duket se edhe Thaçi i shpëtoi gjykatës speciale në Prishtinë pas kësaj loje që bëri.

Loja Thaçi-Vuçiç u mbyll!

Sipas radios gjermane Dojçe Welle, vizita plot tension e Vuçiç

Rrugëtimi i presidentit serb, Aleksander Vuçiq në Kosovë ka ngecur. Policia e Kosovës ndali presidentin serb, duke theksuar se nuk ka siguri për udhëtimin për shkak të protestave.

    
 Vucic Besuch Kosovo (DW/E. Elezi)

Policia e Kosovës e ka ndalur presidentin serb në rrugën Zubin Potok-Banjë duke e njoftuar se barrikadat kundër vizitës së tij janë në gjatësi prej 2 kilometra dhe nuk ka siguri për të vazhduar udhëtimin, njoftojnë mediat. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e hoqi lejen për vizitën në Drenicë. Ai ka shkruar në Facebook se “siguria e qytetarëve është mbi të gjitha. Kam tërhequr lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të Presidentit Serb në zonën e Drenicës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.” Por pavarësisht ndalesës nga kryeministri Ramush Haradinaj, ai është nisur në drejtim të Drenicës për të vizituar fshatin Banjë të Skënderajt, të banuar me shumicë serbe. Vuçiqi është kthyer mbrapsht nga Policia e Kosovës.

 Vucic Besuch Kosovo (DW/E. Elezi)

KFOR ka reaguar të dielën me një komunikatë, ku theksohet se është duke punuar për sigurimin e vizitës së presidentit serb. Lidhur me bllokimin e rrugës për në Banjë, KFOR thotë se po punon me Policinë e Kosovës për të siguruar heqjen e barrikadave.

Reagime për vizitën e presidentit serb ka pasur edhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili në Facebook ka shkruar, se e e mirëkuptoj plotësisht reagimin e qytetarëve të Drenicës, të cilët kanë shprehur revolten e tyre të arsyeshme kundër një vizite të tillë. Kjo tregon se plagët e dhimbjes dhe luftës janë ende shumë të freskëta.” Por Thaçi e vë theksin tek  rëndësia e arritjes së paqes dhe pajtimit. “Të gjithë duhet të përmbahemi dhe të tregojmë kulturë minimale njerëzore të mirëkuptimit dhe komunikimit njerëzor. Ne duhet të dimë të ngrihemi mbi vetveten, mbi plagët dhe dhimbjet e shumta. Duhet ta bëjmë këtë për hir të paqes dhe pajtimit.”

 Vucic Besuch Kosovo (DW/E. Elezi)

Në Prekaz të Sipërm në Skënderaj banorët dhe veteranët e luftës së Kosovës kanë ngritur në mëngjesin e së dielës barrikada kundër ardhjes së Vuçiçit. Ata nuk duan të lejojnë kalimin e tij pa kërkuar falje për krimet e bëra gjatë luftës në Kosovë. Forcat e KFOR-it shkuan menjëherë për të zhbllokuar situatën. Vuçiç vazhdon ditën e dytë të vizitës së Kosovë, e cila që në fillim pati mjaft kontestime.

Ndërsa Televizioni i Serbisë njofton se janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri në Kosovë. Ka dhe pamje ku shihet tym dhe zjarr në barrikada. Presidenti i Serbisë Vuciq thotë, pa e deklaruar burimin e informacioneve, se me armë zjarri ka shtënë personi me emër Rrahim Geci nga Llausha”. Korrespondetët e Dë nga vendi i ngjarjes njoftojnë se atje kanë mbërritur edhe njësitë e KFOR-it, por ato janë tërhequr diku pas orës 10. Një makinë me targa serbe është goditur me shishe plastike./dw/

Vizita me tensione sipas “Zëri Amerikës” (live)

Grupe qytetarësh nga komuna e Skenderajt në Kosovën qendrore, bllokuan të dielën në mëngjes rrugën që çon për në fshatin Banjë të kësaj komune, që banohet nga qytetarë të komunitetit serb, për të mos lejuar vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në atë fshat.

Në protestën e sotme u tha se presidenti serb nuk mund të kalojë përmes rajonit të Drenicës, pa kërkuar falje për krimet e kryera nga forcat serbe në Kosovë.

“Janë 15 mijë të vrarë nga lufta, 1600 persona të zhdukur, janë 128 persona të zhdukur nga komuna jonë, kështu që me plotë të drejtë po e kundërshtojmë vizitën e tij. Vizita e tij është një provokim dhe ringjallje e viteve të 98-ta dhe 99-ta”, tha kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Presidenti serb u tha gazetarëve në mëngjes se do të provojë të shkojë në fshatin Banjë përmes rrugëve anësore. Por, policia e Kosovës që siguron vizitën e tij, e ndaloi atë meqë autoritetet në Prishtinë vendosën pas protestave të tërheqin lejen për vizitën në këtë fshat.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj shkroi se “siguria e qytetarëve është mbi të gjitha. Kam tërhequr lejen e dhënë nga ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të Presidentit Serb në zonën e Drenicës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.

Presidenti serb më pas u kthye në Mitrovicë dhe prej andej tha se ka biseduar në telefon më serbët e fshatit Banjë.

Forcat paqeruajtëse të NATO-së në Kosovë thanë se “KFOR-i po punon në bashkërendim me institucionet e Kosovës dhe policinë për sigurinë e presidentit serb. Askush nuk po e kërcënon zotin Vuçiç dhe siguria e tij është e garantuar. Sa i përket protestave dhe bllokimit të rrugës për në fshatin Banjë, KFOR-i është në kontakt të ngushtë me policinë e Kosovës për të hequr bllokadën dhe për të rivendosur lirinë e lëvizjes. KFOR-i po punon që kjo të ndodhë në mënyrë paqësore, por është u gatshëm të ndërhyje në pajtim me mandatin e tij si “përgjegjësi i tretë” nëse kërkohet një gjë e tillë”, thuhet në një njoftim të forcave paqeruajtëse.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një postim në rrjetet sociale tha se ka mirëkuptim për reagimin e qytetarëve të Drenicës, “të cilët kanë shprehur revoltën e tyre të arsyeshme kundër një vizite të tillë. Kjo tregon se plagët e dhimbjes dhe luftës janë ende shumë të freskëta”. Megjithatë, shkruan ai, në kohën kur jemi duke bërë përpjekje për paqe dhe pajtim, protestat dhe bllokimi i rrugëve, aspak nuk na ndihmojnë. Prandaj, unë e kuptoj edhe zhgënjimin e banorëve të komunitetit serb në fshatin Banje, për pamundësinë e realizimit të kësaj vizite. Të gjithë duhet të përmbahemi dhe të tregojmë kulturë minimale njerëzore të mirëkuptimit dhe komunikimit njerëzor. Ne duhet të dimë të ngrihemi mbi vetveten, mbi plagët dhe dhimbjet e shumta. Duhet ta bëjmë këtë për hir të paqes dhe pajtimit”, shkroi presidenti Thaçi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po qëndron që nga e shtuna në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, në një periudhë debatesh për ndryshime kufijsh në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve.

Presidenti serb e ka shpallur më parë politikë të tij atë që ai e quan kufizim ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, që nënkupton ndarjen tokësore të Kosovës.

Prishtina e ka hedhur poshtë një mundësi të tillë, ndërsa është përfshirë në debate të rrepta rreth idesë së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për “korrigjimin e kufirit” që nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë me Kosovën.

Këto ide, përveç reagimeve të brendshme në Serbi dhe Kosovë, nxitën ndarje edhe në skenën ndërkombëtarë midis atyre që mbështesin një ndryshim nëse bëhet me pajtimin e palëve dhe atyre që e kundërshtojnë atë, për shkak të pasojave që mund të kishte për rajonin.

Të premten pritej që të dy presidentët të diskutojnë mbi idetë e tilla në Bruksel në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Por takimi i tyre nuk ndodhi për shkak të refuzimit të presidentit serb që të takohej me presidentin e Kosovës, për shkak të siç u tha qasjes së Prishtinës ndaj procesit.

Të shtunën ai u zotua për vazhdimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, por tërhoqi vërejtjen për siç tha, rrugën e gjatë drejt një marrëveshjeje ndërmjet palëve.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës që u shpall në shkurt të vitit 2008, nëntë vjet pas luftës që përfundoi me ndërhyrjen e NATO-s për t’u dhënë fund mizorive të forcave serbe.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 4 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 5 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 5 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 5 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 10 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2
Para 9 orësh

3 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 8 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 10 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.