Presidenti Hashim Thaçi replikon ashpër me ish-kryeministrin Sali Berisha
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri, Sali Berisha janë përplasur sot lidhur me idenë e “korrigjimit të kufijve” mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një takim me përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës në Serbi, Sali Berisha tha se çdo projekt për ndarje të Kosovës dhe korrigjim kufijsh është një skenar i ogurzi për rajonin dhe shqiptarët dhe i shërben Serbisë. Indirekt Berisha ka sulmuar politikën e Hashim Thaçit, i cili prej disa ditësh ka dalë partizan i idesë së “korrigjimit të kufijve” mes Serbisë dhe Kosovës, si pjesë e gjetjes së zgjidhjes mes dy vendeve. Thaçi ka deklaruar qartë se Lugina e Preshevës në Serbi, ku jeton një komunitet autokton shqiptarësh, duhet të jetë pjesë e Kosovës.
Ndërkohë, Sali Berisha e ka hedhur poshtë këtë projekt të Hashim Thaçit.
Sot, në një reagim në Facebook, Hashim Thaçi e ka sulmuar ashpër Berishën për kritikat që ka bërë ndaj tij. Edhe pse Thaçi nuk e përmend emrin e Berishës, referencat që sjellë në shkrimin e tij nënkuptojnë periudhën e vitit 1992-1997, kur Sali Berisha në atë kohë president, u akuzua se theu embargon e NATO-s duke furnizuar me naftë makinerinë e Serbisë e cila luftonte në Bosnje.
Më tej, Thaçi shton akuzat duke deklaruar se nuk i duhen këshillat e atyre që strehuan komandantin e brigadave serbe të masakrave në Bosnjë dhe Kosovë, Arkanin. Sërish kjo është një akuzë që i është bërë Sali Berishës gjatë kohës që ishte President i Shqipërisë.
“Institucioneve të Republikës së Kosovës sot më së paku iu duhen këshillat e të dëbuarve me votë masive nga skena politike. Veçanërisht të atyre që në mes viteve 1992 – 1997 tregtonin dhe bënin që me punët e tyre të pista të mbijetonte makineria ushtarake dhe policore e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Ata duke mbushur xhepat e tyre, u kujdesën me devotshmëri që rezervuaret e tankeve dhe autoblindave të jenë të mbushur plot, përkundër faktit se bashkësia ndërkombëtare kishte vënë sanksione kundër Millosheviqit. Nuk i duhen këshillat e atyre që strehuan Bin Ladenin, vrasësin e civilizimit botëror si dhe Arkanin, vrasësin e shqiptarëve të Kosovës”,- shkruan Hashim Thaçi.
Qëndrimi i Berishës në takimin me shqiptarët e Luginës së Preshevës:
“Takim me delegacionin e Partise Demokratike Shqiptare te Lugines se Presheves, te kryesuar nga zoti Ragmi Mustafa!
Keto dite prita ne nje takim delegacionin e Partise Demokratike Shqiptare te Lugines se Presheves, te kryesuar nga zoti Ragmi Mustafa.
Ne kete takim zoti Mustafa me njohu me gjendjen e rende te shqiptareve ne komunat e Presheves, Bujanovcit dhe Medvegjes, shkeljen e lirive dhe te drejtave te tyre njerezore, politikat e reja albanofobe te autoriteteve te Beogradit qe synojne çrrenjosjen e historise se lavdishme te shqiptareve te Lugines dhe kultures se tyre. Per keto qellime, u shpreh zoti Mustafa, Beogradi ka bere gati ligjin e ri albanofob serb per heqjen e monumenteve dhe permendoreve historike te shqiptareve ne Luginen e Presheves dhe ne Pazarin e Ri ne kuadrin e serbizimit total dhe asimilimit te minoriteteve.
Ai theksoi se PDSH kerkon domosdoshmerine e njohjes te te drejtave qe Serbia kerkon per asosacionin e komunave serbe ne Kosove edhe per asosacionin e komunave shqiptare te Lugines se Presheves.
Nga ana ime theksova se shqiptaret ne Luginen e Presheves jane sot minoriteti me i shtypur dhe me te drejtat me te mohuara ne Europe nga autoritetet serbe, i perjashtuar nga investimet ne infrastrukture dhe ne fushat e tjera. Serbia, kerkon super te drejta per serbet ne Kosove dhe mohon, ne kundershtim me marreveshjet nderkombetare qe ka firmosur, te drejtat e shqiptareve ne Luginen e Presheves por edhe ne Pazarin e Ri dhe kudo ne territorin e saj.
Vleresova se autoritetet shqiptare te Lugines zbatuan me seriozitet marreveshjen e Konçulit kurse Beogradi nuk zbatoi por zgjodhi te dhunoje kete marreveshje. U shpreha se jam i zhgenjyer edhe me qendrimet e auroriteteve te Tiranes dhe Prishtines ndaj problemeve te medha politike, ekonomike, infrastrukturore te banoreve te komunave te Presheves, Bujanovcit dhe Medvegjes.
Te dy qeverite e nisen ndihmen me nje shume qesharake 100 mije euro dhe ne vend qe te rrisnin ndjeshem nga viti ne vit kete shume, e nderprene fare. Ne shtator,ne do kerkojme qe buxhetit ti shtohet zeri per Komunat e Lugines.
Shqiptaret e komunave te Lugines kane nevoje per garantimin e te drejtave te tyre ne perputhje me konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut, investime dhe zhvillim dhe jo qe te perdoren per interesa te Serbise per tregti territoresh. Eshte fakt i pamohueshem se Serbia gjithnje ka dashur t’u perdori si plaçke tregu dhe per shkembim territoresh. Personalisht une kam qene dhe jam gjithnje per paprekeshmerine e kufijve te Kosoves dhe çdo lloj coptimi, ndarje apo tregtie me territorin e saj dhe kunder çdo diskutimi per keto çeshtje. Mendoj se te njohesh te drejten Serbise, fuqise se humbur nga lufta, te paraqese pretendime territoriale ndaj Kosoves eshte gabim i madh dhe historik, eshte ne nje fare menyre nje zhberje e qellimit dhe rezultatit te luftes dhe kapitullimit te Serbise. Por kjo eshte edhe nje zhberje e Kosoves te çliruar ne vitin 1999, te njohur ne dokumentat nderkombetare dhe nga mbi 115 shtete perfshi ketu 95% te vendeve te lira te botes.
Theksova se Republika e Kosoves eshte shpallur dhe njohur si shtet i pavarur me kufijte e saj aktual nderkombetar ndaj Serbia nuk ka asnje te drejte dhe nuk duhet t’i njihet asnje e drejte per te pretenduar qofte edhe nje pellembe toke te territor te Kosoves.
Duke theksuar se Kosova nuk i ka asnje borxh Serbise dhe se ajo nuk ka asnje pellemb toke te territorit te saj pasi e kunderta eshte e vertete, u shpreha se te pranosh idene e ndarjes se Kosoves ne nje menyre apo ne nje tjeter mbeshtet idene dhe perpjekjen e Beogradit per Serbine e Madhe ne kurriz te Kosoves. Ne rajonin tone, zona me tre komuna minoritare si Mitrovica jane disa dhe hapja e nje precedenti qe kerkojne serbet ne Mitrovice do minonte paqen dhe stabilitetin ne mbare rajonin.
Minoriteti serb ne Kosove, ne perputhje me Dokumentin e Ahtsarit eshte shpallur superminoritet. Atij i jane dhene dhe garantuar te drejta qe nuk i ka asnje minoritet ne Europe, ndaj pretendimi i Serbise per tre Komunat e Mitrovices nuk ka te beje aspak me garantimin e lirive dhe te drejtave te serbeve por ka te beje vetem me vazhdimin e idese se serbomadhise dhe eshte pretendim territorial ndaj nje shteti sovran te pavarur me qellim zhberjen e Kosoves!
Theksova se nuk ka asnje dallim edhe ne rastin e “shkembimit” te territoreve pasi kane qene serbet ata qe kane kerkuar gjithnje dhe me insistim patologjik, edhe para shpalljes se pavaresise se Republikes se Kosoves, ndarjen apo tregtine me territoret e saj. E verteta eshte se ne kete rast Serbia kerkon te beje tregti, te perdore si plaçke tregu territoret shqiptare pasi ajo eshte e shqetesuar nga zgjimi gjithnje e me i madh i vetedijes kombetare tek banoret shqiptar te Pazarit te Ri.
Per te gjitha keto u shpreha se jam kategorikisht kunder dhe se kam bindje se keto perpjekje destabilizuese te Serbise do te deshtojne. Theksova se cdo marreveshje dhe çdo zgjidhje duhet te jete nje marreveshje midis dy vendeve te pavarura qe njohin dhe respektojne integritetin territorial te njeri – tjetrit.
Ju nuk duhet ne asnje menyre te behi shkak per keto pazare. Lugina duhet te jete Lugine paqeje, bastion i pamposhtur i vlerave, botes shqiptare dhe europiane, me qytetare te barabarte para ligjit dhe ne rast se Serbia nuk pranon keto parime vetkuptohet qe ajo nuk kerkon marreveshje por konfliktualitet dhe destabilizim! sb”.