Presidentja Osmani në BE: Koha për të hequr masat ndaj Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend. Presidentja Osmani theksoi se zgjedhjet lokale u zhvilluan në mënyrë plotësisht të lirë, të qetë dhe demokratike, ndërsa transferimi i pushtetit u krye paqësisht.

Ajo nënvizoi se, pavarësisht bashkëpunimit konstruktiv me institucionet evropiane, vazhdimi i masave të BE-së ndaj Kosovës mbetet i pashpjegueshëm, i padrejtë dhe i paarsyeshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani kërkoi mbështetjen e Terras për heqjen sa më të shpejtë të këtyre masave, duke rikujtuar se ato dëmtojnë qytetarët dhe minojnë besimin në procesin e integrimit, ndërkohë që Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat e partnerëve evropianë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas saj, heqja e masave do të përbënte një sinjal të fuqishëm për qytetarët dhe një mesazh inkurajues për vazhdimin e reformave.

Më tej, Presidentja Osmani theksoi nevojën për procedimin sa më të shpejtë të kërkesës së Kosovës për anëtarësim në BE dhe për një proces që të bazohet plotësisht në merita.

Gjatë takimit, ajo prezantoi një sërë të dhënash nga institucione ndërkombëtare, të cilat e rendisin Kosovën në krye të performancës në shumë fusha kyçe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?