Presidentja Osmani në Shkodër për Pavarësinë: Shqipëria dhe Kosova, dy shtete që synojnë integrimin në BE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është bashkuar festimeve në Shkodër për Pavarësinë dhe çlirimin e Shqipërisë. Osmani është pritur në këtë takim nga kryebashkiaku Benet Beci, me të cilin ka zhvilluar një takim në ambientet e Bashkisë së Shkodrës. Në një prononcim për mediat, tha se Shkodra është një qytet që ka dhënë shumë për Shqipërinë dhe natyrshëm që lidhjet me Kosovën kanë qenë shumë të afërta.

”Shkodra vërtet e ka ndihmuar Kosovën në momente më të rënda. Në vitin 1998-1999, të gjithë qytetarët e Gjakovës dhe pjesët e tjera që kanë qenë më afër kanë qëndruar këtu, ku qytetarët e Shkodrës kishin zemrat dhe shtëpitë e tyre të hapura. Shkodra ka qenë pas nesh edhe në rindërtimin tonë pas luftës si dy shtete që synojnë integrimin në BE. Është emocion i veçantë për ne që në prag të festave të flamurit të gjendemi në Shkodër.

Për ne është festë e katërfisht, ku përveç festës së flamurit është dita e Pavarësisë së Shqipërisë nesër, për ne është e rëndësishme sepse është ditëlindja e Komandantit legjendar Adem Jashari dhe është dhe përvjetori i daljes publike të UÇK-së. Sot festojmë gjithashtu ditën e forcës së ushtrisë sonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si Kosova dhe Shqipëria qëndrojnë sot të forta dhe në rrugë të drejtë për integrimin në BE për shkak të mbështetjes së aleatëve. Nesër do të jem në Vlorë dhe në Tiranë për të vazhduar festën e përbashkët”,-tha Osmani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?