FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidentja Osmani për 24-vjetorin e gjenocidit serb: S’mund të ketë paqe pa drejtësi për krimet e Beogradit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar sot 24-vjetorin e masakrave të kryera nga regjimi serb në masakrën në Brestoc të Rahovecit ku u vranë 49 civilë, atë në Celinë ku u vranë 75 civilë dhe masakrën në Fortesë ku humbën jetën 68 civilë.

Osmani shprehet se nuk mund të ketë stabilitet dhe paqe, për sa kohë që nuk është vendosur drejtësi në lidhje me krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.

Deklarata e plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot bëhen 24-vjet që kur forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë 75 civilë në Celinë, 68 në Fortesë dhe 49 në Brestoc të Rahovecit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë ditë në mbrojtje të popullsisë civile, ranë edhe pesë dëshmorë të UÇK-së.

Në këtë përvjetor, e kujtojmë secilin civil që ra për lirinë e vendit dhe të gjithë dëshmorët e UÇK-së që e bën të mundshme lirinë tonë.

Nuk mund të ketë paqe e stabilitet pa drejtësi për krimet që ka bërë Serbia kudo në Kosovë.

Sjellja e kriminelëve para drejtësisë është përpjekje e jona e çdoditshme.

Qoftë i përhershëm kujtimi për civilët dhe dëshmorët!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?