Presidentja Osmani pret zv/ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, fokusi te bashkëpunimi ushtarak i Kosovës me SHBA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti këtë të shtunë në një takim zyrtar zv/ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes së Amerikës, David A. Baker. Gjatë takimit, u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes mes dy vendeve.
Pas takimit me presidenten Osmani, zyrtari amerikan do të zhvillojë një tjetër takim me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, ky takim do të shoqërohet me ceremoni zyrtare në ambientet e Ministrisë, duke filluar nga ora 16:00.
”Ftohen përfaqësuesit e mediave të përcjellin këtë ngjarje e cila përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të marrëdhënieve dypalëshe në fushën e mbrojtjes”,- thuhet në deklaratën zyrtare të ministrisë. Kjo vizitë vjen në një kohë kur Kosova po synon të avancojë kapacitetet e saj mbrojtëse dhe bashkëpunimi me SHBA-në mbetet shtylla kryesore e këtyre përpjekjeve.
KOHA JONË SONDAZH

