Presidentja Osmani shpërndau Parlamentin, Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) është ankuar zytarisht në Gjykatën Kushtetuese kundër dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, njoftoi të hënën shefja e grupit parlamentar të kësaj parti, Arbërie Nagavci.
Ata i kanë kërkuar Gjykatës ta pezullojë përkohësisht dekretin e presidentes deri në nxjerrjen e aktgjykimit përfundimtar. “Është e qartë se Presidentja e Republikës nuk ka të drejtë diskrecionale për të ndërhyrë në funksionimin e pushtetit legjislativ, e aq më pak për të ndërmarrë veprime që çojnë në shpërndarjen e Kuvendit”, shkroi ajo.
Presidentja Osmani e nxori më 6 mars dekretin për ta shpërndarë Kuvendin, gjë që do ta çonte vendin e zgjedhje të parakohshme parlamentare. Por, ajo nuk ka shpallur zgjedhje ende. Ajo e ka arsyetuar këtë vendim, duke thënë se 5 marsi ka qenë afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës meqë mandati i saj përfundon më 4 prill, por që deputetët kanë dështuar t’i përmbushin afatet ligjore.
Nagavci argumentoi se roli i presidentit në këtë proces ‘‘është strikt i kushtëzuar dhe aktivizohet vetëm në rrethanat e përcaktuara qartë nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Përpjekjet për të ushtruar kompetenca që nuk janë të përcaktuara qartë me Kushtetutë jo vetëm që dëmtojnë rendin kushtetues, por rrezikojnë edhe vetë funksionimin demokratik të institucioneve”.

