Presidentja Osmani takon kryeministrin holandez: Të liberalizohen vizat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, sot takuan kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, të cilin e falënderuan për mbështetjen e Holandës në procesin e shtetndërtimit të vendit tonë.

Siç theksohet në komunikatën nga Presidenca, Osmani ripërsëriti kërkesën për mbështetjen e Holandës për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ajo theksoi se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe se institucionet e Kosoves janë të përkushtuara për të zbatuar reforma në fushën e sundimit të ligjit dhe krijimin e vendeve të reja të punes për të rinjtë në përputhje me platformën e institucioneve të reja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kosova gjithnjë ka qenë palë konstruktive në dialog me Serbinë, ka theksuar presidentja Osmani, teksa sipas saj Serbia nuk i ka zbatuar marrëveshjet, në veçanti atë për lirinë e lëvizjes, e cila po prodhon tensione të panevojshme në rajon. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka theksuar se epilogu i dialogut me Serbinë duhet të jetë njohja e ndërsjellë në kufijtë aktualë dhe konform rendit juridik të Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?