Presidentja Vjosa Osmani publikon letrën e Trump

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar letrën e dërguar nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump për të. Në postimin e saj në rrjetet sociale, Osmani falenderon Trump për përkrahjen e tij, si dhe për “fjalët e fuqishme për partneritetin me Kosovën”. Ajo shkruan se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah për krah me SHBA-të, në çdo sfidë e çdo sukses. Presidentja shton se mbetet e përkushtuar të punojmë së bashku me Trump për ta thelluar edhe më tej aleancën.

Nga ana tjetër në letrën e Trump drejtuar Osmanit shkruhej se Shtetet e Bashkuara dhe Kosova ndajnë një lidhje të thellë të ndërtuar mbi respektin e ndërsjellë, vlerat demokratike të përbashkëta dhe një vizion për një të ardhme paqësore dhe të begatë. Trump i drejtohej Osmanit duke i thënë se përkushtimi i saj për forcimin e këtij partneriteti nuk ka kaluar pa u vërejtur, dhe ishte i bindur se së bashku do të vazhdojnë të avancojnë qëllime të përbashkëta.

Positmi i Osmanit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Faleminderit Presidentit Trump për përkrahjen e tij, si dhe për fjalët e fuqishme për partneritetin me Kosovën. Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah për krah me SHBA-të, në çdo sfidë e çdo sukses. Mbetem e përkushtuar të punojmë së bashku me Presidentin Trump për ta thelluar edhe më tej aleancën tonë në vitet që vijnë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Letra e publikuar nga Osmani:

E nderuar Zonja Presidente,

Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për ndihmën tuaj të jashtëzakonshme në pranimin e qytetarëve jashtë vendit tuaj – një veprim që dëshmon përkushtimin e fortë të Kosovës ndaj bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara. Udhëheqja juaj në këtë çështje është dëshmi e forcës dhe dhembshurisë së popullit të Kosovës.

Shtetet e Bashkuara dhe Kosova ndajnë një lidhje të thellë të ndërtuar mbi respektin e ndërsjellë, vlerat demokratike të përbashkëta dhe një vizion për një të ardhme paqësore dhe të begatë. Përkushtimi juaj për forcimin e këtij partneriteti nuk ka kaluar pa u vërejtur, dhe jam i bindur se së bashku do të vazhdojmë të avancojmë qëllime të përbashkëta.

Ju falënderoj sërish për udhëheqjen tuaj të guximshme dhe për qëndrimin tuaj si një mike e vërtetë e Shteteve të Bashkuara.

Me padurim pres të punoj ngushtë me ju në vitet që vijnë.

Zonja e Parë i bashkohet urimeve më të mira nga ana jonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?