Problemi real i “Shengen-it” dhe Moska. Ambasadori rus nxjerr zbuluar planin

Marrëveshja e kreut të qeverisë shqiptare, Edi Rama me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për “Shenginin Ballkanit”, ka hapur një diskutim të thellë në arenën politikë dhe në shoqëri. E gjithë kjo marrëveshje përbën një rrugëtim të ri të vendit tonë drejt shtigjeve të kundërta me aspiratat Europiane. Kështu nëse do të shohim një postim të ambasadori rus në Serbi të postuar nga radio evropa e lirë në 21 gusht 2019, aty thuhet se Beogradi pritet të nënshkruajë një pakt të tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Eurasian (EAEU) të udhëhequr nga Moska në 25 tetor.

“Kjo është një ngjarje domethënëse. Media po i kushton vëmendje të duhur”, kishte shkruar Botsan-Kharchenko në tëëiter më 20 gusht. Ai gjithashtu pohonte se hyrja e Serbisë në zonën e tregtisë do të nënkuptojë “fazën e saj të re të pranisë në Euroazi me hyrjen në një treg me një kapacitet mbi 182 milion konsumatorë dhe produktin e brendshëm bruto të kombinuar prej më shumë se 1.9 trilion dollarë”.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, më 20 gusht të këtij viti u takua me Sekretarin e Shteteve të Bashkuara Mike Pompeo. “Pompeo inkurajoi Serbinë të përqëndrohet në qëllimin e saj strategjik të integrimit në BE, duke përshpejtuar reformat e brendshme dhe të rifillojë negociatat me Kosovën, bazuar në “njohjen e ndërsjellë”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shteteve të Bashkuara, Morgan Ortagus.

Kosovës dhe Serbisë u është thënë se duhet të zgjidhin dallimet e tyre në mënyrë që të përparojnë drejt anëtarësimit të mundshëm në BE. “Pas viteve të ngecjes, ka ardhur koha që përfundimisht të përfundojmë konfliktet e viteve 1990 dhe të sigurojmë një të ardhme të sigurt dhe të prosperuar për popullin e Kosovës dhe Serbisë”,-thanë qeveritë e Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Shteteve të Bashkuara në një deklaratë të përbashkët më 13 gusht. Pompeo dhe Vuçiç diskutuan gjithashtu një “vizion të një rajoni të qëndrueshëm, të sigurt dhe të prosperuar të Ballkanit Perëndimor”,-tha Ortagus. Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, fituesit e zgjedhjeve të fundit në Kosovë kanë shprehur kritika ndaj “Shengenit Ballkanik” por nuk kane shkuar deri në rrënjë të çështjes, të cilin vetë ambasadori rus e ka nxjerr zbuluar me deklarimin e tij në gusht të 2019-es.

SHKARKO APP