Prokuroria Speciale në Hagë ndryshon aktakuzën kundër Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Gjyqtari i Procedurës Paraprake të Gjykatës Speciale, Nicolas Guillou, ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Hagës për amendimimin e aktakuzës së konfirmuar ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Prokuroria Speciale ka kërkuar që nga aktakuza të hiqen pretendimet për krime në qytetin e Ferizajt.

“Prokuroria Speciale kërkon leje për të ndryshuar aktakuzën e konfirmuar, që të hiqen pretendimet për krime lufte, të paktën një viktime, në 1999, në një shtëpi në afërsi Ferizajt. Prokuroria Speciale e Hagës shpjegon se ka vendosur të mos mbështet në këto provat  dhe se konsideron se nuk prova të pamjaftueshme për të vërtetuar pretendimet e Ferizajt”, thuhet në dokumentin e publikuar në faqen e Dhomave të Specializuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Hagës dhe ka urdhëruar që të tërheqin pretendimet e cekura rreth një krimi të pretenduar në Ferizaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Aktakuza e konfirmuar e Ndryshuar do të ngrihet deri të premten, 30 shtator 2022”, thuhet në vendim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?