PSD protestë te ura e Ibrit, hedhin akuza edhe për Kurtin

Situata në Veriun e Kosovës nuk është e qetë.

Partia Socialdemokrate në një aksion të zhvilluar pranë urës së Ibrit në Mitrovicë akuzuan kryeministrin Albin Kurti se me vendimet e tij e ka lënë Kosovën pra dy zgjedhjeve, ose izolimin ndërkombëtar ose autonomi për veriun.

Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, deklaroi se vendimin për hapjen e urës së Ibrit mund ta marr vetëm KFOR dhe shtetet e QUINT-it.

Ai shtoi se çdo vendim i Kurtit në veri, qoftë nëse konsiderohet i suksesshëm, “e kanë trashur nivelin e autonomisë që e kanë propozuar ndërkombëtarët”

SHKARKO APP