Punonjësit e RTK protestë live në ekran: Greva është zëri ynë

Punonjësit e RTK-së për 2 orë këtë të hënë mbajtën një grevë të përgjithshme, si shenjë pakënaqësie ndaj gjendjes së rënduar financiare në institucion. Protesta u reflektua edhe në edicionin qendror të lajmeve, i cili nisi ndryshe nga çdo ditë.

Në studion e lajmeve, pas prezantueses u shfaqën punëtorët e grumbulluar me pankarta në duar me mbishkrime si: “Pa paga, s’ka punë”, “Greva është zëri ynë” dhe slogane të tjera që kërkonin zgjidhje të menjëhershme për problemet financiare.

Prezantuesja nuk shqiptoi asnjë fjalë gjatë edicionit. I gjithë transmetimi kaloi vetëm me pamje ilustruese dhe titra informuese, për të theksuar formën e protestës dhe për të tërhequr vëmendjen e publikut dhe të institucioneve përgjegjëse.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?