PZAP hedh poshtë kërkesën e PDK-së për shfuqizimin e mijëra votave me postë
PZAP ka hedhur poshtë ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës për votat e diaspoës si të pasafatshme, duke mos e shqyrtuar në thelb. Ankesa kërkonte anulimin e fletëvotimeve me postë që arritën pas datës 29 dhjetor 2025, pasi PDK pretendonte se disa prej tyre ishin përfshirë në numërim në shkelje të ligjit.
PDK argumentoi se votat e diaspoës që kishin mbërritur pas afatit duhej të hiqeshin nga numërimi, duke theksuar shkeljen e procedurave ligjore për zgjedhjet e përgjithshme.
Sipas partisë, kjo kishte ndikuar në rezultatet përfundimtare dhe kërkonte ndërhyrje nga PZAP. PZAP e hodhi poshtë ankesën, duke theksuar se ishte dorëzuar jashtë afatit ligjor 48-orësh nga dita e pretenduar e shkeljes.
KOHA JONË SONDAZH

