Qeveria e Kosovës miraton kërkesën e MSh-së për transferimin e 820 mijë eurove për të luftuar pandeminë e COVID-19

Qeveria në detyrë e Kosovës, ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për transferimin e mjeteve me shumë 820 mijë euro, të cilat do të shfrytëzohen për luftimin e pandemisë COVID-19.

“Në mbledhje është miratuar kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për transferim të mjeteve në shumë prej 820,000 euro nga kategoria e subvencioneve te programi aftësimi specialistik dhe EVM në programin Shërbimet Përkatëse Farmaceutike dhe do të shfrytëzohen për luftimin e pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Në mbledhjen e mbajtur sot, Qeveria në detyrë ka miratuar edhe vendimin për mbështetjen financiare për Komunën e Preshevës, Komunën e Bujanovcit dhe Komunën e Medvegjës në vlerën prej 500 mijë euro që do të përdoren për përballimin e gjendjes së krijuar nga pandemia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?