Qeveria e Kosovës mirëpret heqjen e plotë të masave nga BE-ja

Qeveria e Kosovës ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Evropian për heqjen e plotë të masave ndëshkuese, të cilat i ishin vendosur më parë Kosovës.

Zv/kryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, e ka mirëpritur njoftimin e Komisionit Evropian dhe ka theksuar se ky hap duhet të shërbejë për të avancuar rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE.

“E mirëpresim konfirmimin e sotëm nga Komisioni Evropian në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian: të gjitha masat e BE-së ndaj Kosovës janë hequr dhe e gjithë ndihma financiare që ishte pezulluar më parë është liruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presim që kjo të hapë një fazë të re të angazhimit konstruktiv dhe progresit konkret në rrugën tonë drejt BE-së,” shkroi Konjufca në rrjetet sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?