Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 10:58 Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak Bashkia e Tiranës ka shpallur rreth 1500 fituesit e radhës nga aplikimet për programin social “Për subvencionimin e interesave të kredive”, një mundësi e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Radio gjermane DW shkruan: Draft-statuti për Asociacionin pranon njohjen e Kosovës

Aktualitet E shtunë, 4 Nëntor 2023 10:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me kërkesë të partive opozitare, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti raportoi para Kuvendit për draft-statutin e propozuar nga Perëndimi për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në Kuvendin e Kosovësu zhvillua debat i ashpër të premten deri vonë për ҫështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe me akuza dhe kundër akuza të partive opozitare dhe atyre në pushtet. Gjatë një raportimi në Kuvend, për herë të parë që nga takimi i fundit në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se projekt statuti për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe i paraqitur nga diplomatët evropianë dhe amerikanë, e ndërpret trashëgiminë mosnjohëse të Republikës së Kosovës që ishte çimentuar siç tha në marrëveshjet e mëhershme të vitit 2013 dhe 2015.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalo...

Para 13 minutash
Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Para 25 minutash
Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platf...

Para 26 minutash

Kryeministri raportoi rreth takimeve të një jave me parë në Bruksel, me udhëheqësit e vendeve kryesore të Bashkimit Evropian, presidentin francez, Emannuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministren italiane Giorgia Meloni. “Në gjykimin tim politik drafti ka një qartësi sa i përket njohjes së Republikës së Kosovës si një shtet i pavarur, në të cilin serbët do të jetojnë në përputhje me aspiratat multietnike të Kushtetutës dhe pa qëllim tjetër dëmtues apo minues për Republikën, në njohje të shtetit sovran dhe të integritetit tonë territorial”, tha kryeministri Kurti, duke hedhur poshtë akuzat e opozitës që ai e ka pranuar “Zajednicën”, siҫ parapëlqente Kurti ta quante kur ishte në opozitë, marrëveshjen për Asociacionin të vitit 2013.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sipas Kurtit drafti i fundit perëndimor për Asociacionin “qartazi nuk është ‘Zajednicë’ ashtu siç e parashihnin marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015”,  sepse siҫ thotë Kurti, “asisoj do të ishte edhe e padiskutueshme”.

Dy javë më parë pesë të dërguarit perëndimorë u dorëzuan autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë një dokument për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit. Draft-statuti i Asociacionit nuk është bërë publik, me rekomandim perendimor, që palët po e respektojnë. Ajo që tashmë dihet është, se drafti përmban edhe propozimin e  statutit të Asociacionit. Kryeministri Kurti tha se, sipas projekt statutit “çfarëdo ndryshimi i tij bëhet vetëm pasi të jetë pajtuar Ministria për Administrimin e Pushtetit Lokal të Republikës dhe vetëm pasi të ketë dhënë aktgjykim lejues Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës”.

Kryeminitri Albin Kurti  i ulur në tavolinë para bisedimeve në BrukselKryeminitri Albin Kurti  i ulur në tavolinë para bisedimeve në Bruksel

Partitë politike opozitare ishin shumë të ashpra me kritika në adresë të kryeministrit Kurti, duke e akuzuar atë që siҫ thonë se ka përmbysur të gjitha parimet, me të cilat kishte fituar pushtetin. Kryetari i partisë më të madhe në opozitë, Partisë Demokratike të Kosovës PDK, Memli Krasniqi, kritikoi kryeministrin që nuk po tregon detaje për draft-statutin e Asociacionit dhe se sipas tij, Kurti, “ka pranuar që Serbia të vendosë për rregullimin e brendshëm të Kosovës”.

“Ta kanë sjellë një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, bashkësinë, ‘Zajednicën’, dhe e ke pranuar. A mund të na tregosh çka ke bërë ti aty në Bruksel nëse nuk e ke pranuar. Së pari, kur ke thënë, eja po e nënshkruajmë, ke bërë një gabim që një amator nuk është dashur ta bëj. T’i thuash botës jam i gatshëm të nënshkruaj me Vuçiqin draftin e Asociacionit për Kosovën, që rregullon Kosovën brenda, është jo banale, është anormale, është të pranosh që Serbia të vendosë për rregullimin e brendshëm të Kosovës”, tha Krasniqi.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në opozitë, Lumir Abdixhiku, akuzoi kryeministrin Kurti për mungesë transparence në raport me dialogun në Bruksel. “Ndonëse në emër të popullit të Kosovës kryeministri ka pranuar një dokument që për herë të parë definon statutin e Asociacionit, ne vazhdojmë të jemi në terr të plotë informativ. Një dokument kaq jetik, i dakorduar tashmë me Serbinë vazhdon të mos shpaloset paraprakisht para popullit të Kosovës”, tha kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Edhe Besnik Tahiri,  nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës AAK tha se, “sikur ky kryeministër t’i besonte vullnetit të sovranit kurrë nuk do të pranonte që informacionet vitale për Republikën e Kosovës të trajtuara në dialog, të mbahen në konfidencë, larg syve të qytetarëve, larg kuvendit, pa përfshirjen e tyre dhe pa besimin e shumicës”.

Çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe ka përplasur në distancë që nga viti 2013, Kosovën dhe Serbinë, por edhe partitë politike në pushtet dhe opozitë në Kosovë dhe në Serbi. Në marrëveshjen e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që u arrit në Ohër të Maqedonisë me 18 mars të këtij viti, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është pjesë e saj. Marrëveshja e Ohrit për të cilën bashkësia ndërkombëtare me ngulm kërkon të zbatohet, parasheh ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë territoriale të njëra tjetrës. Marrëveshja, po ashtu kërkon nga palët të mos ta pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq,  nga ana e tij, tashmë disa herë ka deklaruar se ai “nuk do të pranojë asgjë që çon drejt njohjes de facto të Kosovës”, ndonëse kjo kërkesë tashmë hapur po bëhet nga autoritetet më të larta të BE-së dhe SHBA-së/DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak
Para 13 minutash

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim ...

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)
Para 16 minutash

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë
Para 19 minutash

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK
Para 25 minutash

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 4 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 17 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 15 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 13 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.