Rama: Në politikë çfarë sjell një moment se sjell një mandat

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për ‘Rubikon’, nga kryeministria tha se disa gabime strategjike në politikë kushtojnë shumë.

Me këtë deklaratë Rama ju referua ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për të cilin tha se refuzoi presidentin francez Macron në momentin që ai premtoi liberalizim të vizave për Kosovën në këmbim të heqjes së taksës me Serbinë.

“Në politikë çfarë sjell një moment se sjell një mandat”, tha Rama, i cili tregon edhe momentin kur ndodhi një refuzim i tillë.

“Makroni mu kthye më tha çfarë thotë Haradinaj. I thashë diçka me: është në mosbesim se nuk e mbaj mend mirë. Ai i tha Ramush ja ku është salla, hymë brenda janë të gjithë të tjerët ti deklaro pezullimin e taksës.

I ka thënë Ramush do të jap të gjithë investimin tim, por pezullo taksën, e Ramushi përsëri vazhdoi me të vetën.

Është diçka e tillë, vajte në majë vure një minë me sahat, të erdhi momenti të marrësh atë që mund të marrësh e të thuash unë po ve taksën e deri në njohje.

Historia u zhvillua në mënyrë dramatike. Po them këtë se këto janë gabime strategjike që kushtojnë shumë.

Në politikë çfarë sjell një moment se sjell një mandat”, tha Rama.

SHKARKO APP