Rama uron shqiptarët për Pavarësinë e Kosovës

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot të gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë së Kosovës.

Në kartolinën që ka zgjedhur Kreu i Qeverisë shfaqet këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa. Kosova feston sot 13-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Të dielën e 17 shkurtit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë.

 

SHKARKO APP