Rama: Vjosa Osmani është kërcënuar se nuk ka lejuar prokurorët e Hagës të dhunonin zyrën e presidentit
Kryeministri Edi Rama thotë se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar se nuk ka lejuar që prokurorët e Hagës të dhunonin zyrën e presidentit me argumentin se do të kërkonin provat e krimeve kundër njerëzimit.
“Mund të jetë sekret shtetëror në Kosovë, por nuk është sekret shtetëror për mua që edhe Osmani është kërcënuar dhe këtë gjë nuk e dini, se nuk është thënë asnjëherë, sepse nuk ka lejuar që prokurorët të dhunon zyrën e institucionit të presidentit, se medemek do kërkonin provat e krimeve kundër njerëzimit. Gjë që do ta vendoste Kosovën në sytë e botës, si një shtet ku deri në në zyrën e presidentit gjenden prova, por për nderin e saj dhe të Kosovës ajo e ka ndaluar këtë gjë”, tha Rama gjatë promovimit të librit “Kur heshtja flet” nga Prof. Dr. Ahmet Shala, akademik e ish-ambasador i Kosovës.
KOHA JONË SONDAZH

