Raportohet për 2 milionë euro të zhdukura në Ministrinë e Financave, thirret konferencë urgjente për mediat

Ministria e Financave ka thirrur konferencë për media në ora 15:45, pas raportimeve për avullimin e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Plot dy milionë euro janë avulluar nga Ministria e Financave. Objektiv merr vesh se parat janë tërhequr nga Thesari i Shtetit i kësaj ministrie, e të cilat nuk dihet ende se ku kanë përfunduar.

Kjo ka bërë që Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, mbrëmjen e së martës ka ndërmarrë një aksion në këtë ministri, meqë rast ka arrestuar një person, zyrtar i Ministrisë së Financave, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë në arrati.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia po ashtu ka bastisur edhe shtëpitë e personave të dyshuar për këtë rast.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aksionin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës, në këtë rast datës 20.10.2020, ka ndërmarrë një operacion policor në rajonin e Prishtinës, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ku për informacione shtesë do të ju mbajmë të informuar”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Në anën tjetër edhe Prokuroria e Shtetit tashmë ka nisur hetimet lidhur me këtë rast.

Zëvendës-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha ka thënë për gazetën Objektiv se rasti është në fazën fillestare.

Por, i njëjti nuk ka pranuar të japë më shumë detaje.

“Jemi në fazën fillestare të hetimeve. Momentalisht nuk mund të japim më shumë detaje sepse e dëmtojmë rastin”, tha shkurtimisht ai.

E, nga Ministria e Financave ende nuk janë deklaruar për një skandal të tillë.

Sipas informacioneve të gazetës Objektiv, Ministria e Financave pritet që gjatë ditës së sotme t’i drejtohet opinionit publik lidhur me këtë rast.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?