Reagon Vuçiç për draftin e Ramës për Asociacionin: Respekt për kryeministrin shqiptar, por s’është i autorizuar!
Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka reaguar lidhur me propozimin e kryeministrit Edi Rama për Asociacionin e komunave serbe në Kosovë.
“Me sa di unë, Edi Rama nuk është anëtar i Ekipit Drejtues Serb. As kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili duket se dëshiron të bëhet pjesë e atij ekipi, pasi edhe ai ka diçka të shkruar, por nuk ka të drejtë ta ketë të shkruar”, ka thënë Vuçiç në një intervistë për televizionin serb “TV Happy”.
“Nuk kemi çfarë të negociojmë këtu. Na jepni vetëm parimet dhe organet e Asociacionit siç janë negociuar dhe siç e kam inicializuar në vitin 2015 me (në atë kohë kryeministrin e Kosovës) Isa Mustafa. Nuk kërkojmë asgjë më shumë. A e dini se kur do të jetë? Asnjëherë, sigurisht jo derisa Kurti është në pushtet”, ka shtuar ai më tej.
Pritet që Edi Rama ti përgjigjet Presidentit serb.