Rekord infektimesh me Covid-19 në Kosovë, 9 të vdekur

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë me dije se 9 pacientë me koronavirus kanë vdekur ndërsa janë regjistruar 486 raste të reja në 24 orët e fundit.

Sipas raportit të IKSHPK-së, rastet e reja janë rezultat i 1.374 tamponëve të kryer. Po në 24 orët e fundit, 30 pacientë janë shëruar nga COVID-19.

Prej fillimit të pandemisë deri më sot Kosova regjistron 20.655 raste positive dhe 697 raste të vdekjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?