Reuters shkruan për Kosovën: Në Prishtinë zgjidhet qeveria e re që premton marrëveshje me Serbinë

Parlamenti i Kosovës zgjodhi të mërkurën një qeveri të re, me në krye kryeministrin Avdullah Hoti, duke premtuar se do të arrijëe një marrëveshje  për normalizimin e raporteve me Serbinë. Kjo gjë do i mundësonte Kosovës që të ketë një ulëse në Kombet e Bashkuara.

Qeveria e re e Avdullah Hotit, që vjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës u votua nga 61 deputetë në parlamentin me 120 vende të vendit të Ballkanit, pas një përplasjeje mes palëve. “Marrëveshja përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë do të bazohet në njohjen e reciprocitetit midis dy shteteve”, u tha Hoti -deputetëve.

Hoti ka premtuar të heqë të gjitha pengesat tregtare për mallrat që vijnë nga Serbia, siç kërkohen nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, si dhe të rifillojë një dialog të sponsorizuar nga Brukseli i cili u ndërpre në vitin 2018. Serbia, së bashku me aleatin e saj tradicional Rusinë, po bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare duke përfshirë Kombet e Bashkuara.

Një marrëveshje për njohjen e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një parakusht që Beogradi të anëtarësohet në BE. Hoti ishte zv / kryeministër në qeverinë e mëparshme të Albin Kurtit, nga partia e majtë Vetëvendosje. Qeveria e re e VV u shkarkua në mars pas mosmarrëveshjeve për trajtimin e krizës së koronavirusit dhe heqjen e tarifave për mallrat serbe.

SHKARKO APP