Rikthimi i Donald Trump si president i SHBA, Osmani: Jo kërcënim për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke folur në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Budapest, tha se rikthimi i Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk shihet si një kërcënim për Kosovën. Ajo shtoi se Kosova ka patur mbështetjen e çdo administrate amerikane që nga fillimi i viteve ’90 dhe beson se kjo traditë do të vazhdojë.

“Nuk e shoh si kërcënim, Kosova në fakt ka përfituar për dekada nga një mbështetje dy partiake nga Shtetet e Bashkuara. Ne u bëmë të pavarur kur republikanët ishin në pushtet, ne u bëmë të lirë kur demokratët ishin në pushtet, ne punuam shumë ngushtë me çdo administratë dhe unë besoj fuqimisht që do të vazhdojë të jetë kështu”, tha Vjosa Osmani.

Për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, presidentja konfirmoi se po vazhdojnë diskutimet në Bruksel mes kryenegociatorëve për mënyrën e zbatimit të marrëveshjeve të arritura. Osmani ofroi mbështetje për Ukrainën, duke sjellë në vëmendje se Rusia nuk është kërcënim për shtetin e përfshirë nga lufta, por për të gjithë Europën dhe botën.

SHKARKO APP