FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rrëqeth vajza e Jakup Krasniqit: Sot 6 muaj prej atij mëngjesi të frikshëm e urryes, krahëhapur presim përqafimet e lëna në gjysmë

Janë bërë sot gjashtë muaj që nga arrestimi i ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, nga Gjykata Speciale.

Për vajzën e Krasniqit, Gresën, këta gjashtë muaj po duken si 600 vite. Përmes një postimi në “Facebook”, ajo ka shkruar se janë për këta gjashtë muaj Krasniqit është duke iu mohuar padrejtësisht liria.

”Sot bëhen 6 muaj prej atij mëngjesi të frikshëm e të dhimbshëm, të ftoft dhe urryes. 6 muaj e më duken si 600 vjet. Po, 100 vjet duket muaji kur larg e mbrapa grilave të mban padrejtësia dhe ligësia. 6 muaj, ende krahëhapur presim përqafimet e lëna në gjysmë. 6 muaj liri e mohuar pa te drejt”, ka shkruar Gresa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se më 4 nëntor, ish- eprori i lartë i UÇK-së, Jakup Krasniqi me urdhër arrest të Prokurorisë Speciale u dërgua për në Hagë, pas një bastisjeje 10 orëshe në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?