Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:33 Infantino në telashe në SHBA, Kongresi mund ta thërrasë në janar për lidhjet me Trump Gianni Infantino përballet me një tjetër çështje të ndërlikuar, këtë herë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas gazetës britanike “The Telegraph”, presidenti i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rreziku i armatimit të Serbisë, Kosova i druhet agresionit në rritje të fqinjëve

Kosova E diel, 15 Nëntor 2020 14:44
Rreziku i armatimit të Serbisë, Kosova i druhet agresionit në rritje të fqinjëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Institucioneve kosovare u kërkohet të rrisin investimet në infrastrukturën e mbrojtjes dhe të lobojnë për t’u futur nën ombrellën e NATO-s, për t’i bërë ballë agresionit ushtarak serb.

Në fundin e tetorit, shteti serb njoftoi se ka marrë si donacion nga Rusia 6 aeroplanë luftarakë MiG-29, 30 automjete të blinduara dhe tanke moderne që mund të lëshojnë predha antiblindë deri 5 mijë metra distancë.

Nuredin Ibishi, njohës i rrethanave të sigurisë, mendon se furnizimi me këto armë e bën Serbinë një kërcënim fillimisht për Kosovën por edhe për vendet tjera që nuk i kanë raportet e mira me të.

“E kemi një disbalancë të forcave  në rajon  sidomos me një rritje të madhe më shumë se 1 miliardë  kohët  e fundit që i kanë deklaruar  investime në armatim dhe në pajisje luftarake  që e bëjnë Serbinë të jetë  kërcënues për fqinjët në rend të parë për Kosovën por edhe vendet tjera që nuk kanë raporte të mira. Është një përparësi e jona që ne kemi prezencën ndërkombëtare KFOR-in këtu  dhe normal dhe tendencat tona  apo kërkesat tona që e kemi FSK-në si forcë të armatosur duhet të jemi edhe në aspektin politik dhe funksional  të përshpejtojmë  procedurat që të integrohemi në NATO  dhe kur nën këtë nën ombrellë jemi shumë më komod.  Me gjithë këtë arsenal armatimi rrezikon edhe Kroacinë dhe  vendet tjera që janë në rajon dhe realisht kjo është një shtytje e jona që ne jemi më  të përgatitur edhe politikisht  edhe në aspektin funksional.”

Për ekspertin e sigurisë, Drizan Shala, pajisja e Serbisë me infrastrukturë ushtarake po bëhet me qëllimin që shteti serb të jetë lider në rajon me fuqinë ushtarake.

“Kjo në mënyrë të drejtpërdrejtë e atakon edhe sigurinë e vendit sepse ne me Serbinë kemi shumë çështje për të biseduar sepse shteti serb nuk na njeh si shtet i pavarur  dhe demokratik ka  pretendime territorial mbi Kosovën. Kjo mua më lë të nënkuptoj se shteti serb ka interesa të drejtpërdrejta që ta destabilizojë Kosovën përmes ndonjë intervenimi jo klasik, por  përmes një intervenimi të strukturave paralele që veçse i ka në Kosovë përmes aktivizimi i grupeve paramilitare, ushtarake të cilat  ishin përdorur edhe  në Krime nga ana e Rusisë. Sepse Serbia është duke e marr edhe si model Krimenë  për të bërë ndonjë plan të invazionit klasik sa i përket  intervenimeve në Kosovë“, theksoi ai.

Mund t'ju interesojë

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Para 5 orësh
Konsultimet për Ligjin e Speciales dhe rruga e Kosovës drejt Këshillit të Evropës: njohësit paralajmërojnë se besimi politik mbetet pengesa kryesore

Konsultimet për Ligjin e Speciales dhe rruga e Kosovës drejt Këshillit të Evropës: njoh...

Para 16 orësh
REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evro...

Para 17 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shala thotë se Kosova krahas rritjes së investimeve në ushtri, duhet të bëjë presion përmes NATO-së dhe shteteve mike që Serbia të mos i përdorë këto armë.

“Në arenën ndërkombëtare në kanalet  diplomatike të kërkoi nga NATO-ja  nga shtetet mike që të bëjë presion të vazhdueshëm që këto armatime të mos përdoren përmes sanksioneve të ndryshme ekonomike dhe të tjera, por në aspektin e brendshëm Kosova duhet t’i ndal investimet në infrastrukturën rrugore. Pra, duhet  të fokusohemi dhe  të kthemi kah  investimi kah mbrojtja kolektive sepse Kosova është duke qaluar në këtë aspekt. E kemi një plan gjithëpërfshirës  10 vjeçar të FSK-së dhe forcave të armatosura por ky plan duhet të modifikohet dhe tu përshtatet zhvillimeve aktuale të rajonit. Duhet të shkurtohet  duhet një buxhet jashtëzakonisht më i madh.”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Serbia mendohet se disponon gati 30 mijë forca ushtarake aktive, edhe pse të dhënat mbeten konfidenciale, ndërsa personeli i Forcës së Sigurisë së Kosovës vlerësohet 6-fish më i vogël.

Donacioni i armatimeve që Beogradi ka marrë nga Rusia është pjesë e një marrëveshjeje që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, arriti me Ministrinë rus të Mbrojtjes, në vitin 2016.

Etiketat e lidhura

kosovaSerbisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Infantino në telashe në SHBA, Kongresi mund ta thërrasë në janar për lidhjet me Trump
Para 14 minutash

Infantino në telashe në SHBA, Kongresi mund ta thërrasë në janar për lidhjet me Trump

Turizmi në Santorini synon gjatë gjithë vitit: gastronomi, verë dhe kulturë përtej perëndimeve të diellit
Para 14 minutash

Turizmi në Santorini synon gjatë gjithë vitit: gastronomi, verë dhe kulturë përtej perëndimeve të diellit

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg
Para 21 minutash

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Para 37 minutash

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 17 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.