Rrugët drejt qeverisë së re në Kosovë

Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 47 deputetë, pa numërimin e votave të diasporës, atyre me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

PDK pritet të sigurojë 25 deputetë, LDK 20 deputetë dhe koalicioni AAK-NISMA me 8 ulëse. 10 mandate janë të garantuara me Kushtetutë për komunitetin serbë dhe 10 të tjera për komunitetet pakicë të tjera.

Analistët politik rendisin pesë skenarë të mundshëm për krijimin e një qeverie, që po ashtu presin të jetë e brishtë, me shumicë të thjeshtë prej 61 votash. Kurti ka deklaruar se do e formojë qeverinë i vetëm pa opozitë, e këta të fundit po ashtu kanë deklaruar se nuk bëjnë koalicion me Kurtin.

Kamberi thotë se një qeveri stabile është vështirë e arritshme pa ndërhyrjen e një faktori i jashtë, ku sipas tij, në situatën gjeopolitike aktuale ky faktor mund të jenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edhe ky skenar shihet si vështirë i realizueshëm për shkak të interesave partiake për karrigen e kryeministrit, nga e cila nuk heqin dorë asnjë prej partive. Partitë politike kanë deklaruar se do të presin rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për të nisur negociatat për formimin e qeverisë.

SHKARKO APP