Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Samiti në Turqi/ Deputetja e VV: Serbia tha fjalë fyese, shtetet e rajonit nuk i duartrokitën

Kosova E martë, 22 Qershor 2021 17:45
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli ka përshkruar një situatë që ka ndodhur në Samitin në Antalia të Turqisë ku po marrin pjesë shtetet e rajonit. Pacolli tha se pas fjalimit që ka mbajtur përfaqësuesi i Serbisë, shtetet e rajonit dhe mikpritësja, pra Turqia nuk i kanë duartrokitur.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Sot në seancën plenare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore që po mbahet në Antalya në Turqi, Serbia shkeli parimet e bashkëpunimit atë të gjithëpërfishjes dhe barazisë. Fjala e Serbisë ishte e papranueshme dhe fyese jo vetëm ndaj Kosovës por të gjitha shtetet tjera pjesëmarrëse.

Mund t'ju interesojë

Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

Para 9 orësh
REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 9 orësh
Përparim Rama shpall kandidaturën për kreun e LDK-së

Përparim Rama shpall kandidaturën për kreun e LDK-së

Para 11 orësh

Serbia para të gjitha shteteve tregoi se nuk është e gatshme për bashkëpunim rajonal sepse akoma udhëhiqet nga njerëz që dikur ishin pjesë e qeverisë së Millosheviçit. Turqia, Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Sllovenia në notë proteste nuk i duartrokitën Serbisë dhe qasjes së saj destructive”, ka shkruar Pacolli.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Postimi i plotë:

SOT NUK KISHTE DUARTROKITJE PËR SERBINË!

Sot në seancën plenare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore që po mbahet në Antalya në Turqi, Serbia shkeli parimet e bashkëpunimit atë të gjithëpërfishjes dhe barazisë. Fjala e Serbisë ishte e papranueshme dhe fyese jo vetëm ndaj Kosovës por të gjitha shtetet tjera pjesëmarrëse. Serbia para të gjitha shteteve tregoi se nuk është e gatshme për bashkëpunim rajonal sepse akoma udhëhiqet nga njerëz që dikur ishin pjesë e qeverisë së Millosheviçit.

Turqia, Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Sllovenia në notë proteste nuk i duartrokitën Serbisë dhe qasjes së saj destructive. Unë, në cilësinë e Kryesuese dhe në emër të Delegacionit nga Kosova kërkova t’i përgjigjem Serbisë. Deklarimi im: Dje iu drejtova në gjuhën angleze por tani po zgjedhi t’iu drejtohem në gjuhën shqipe në gjuhën të cilën shteti serb me dekada është përpjekur ta shuan. Ne anëtarët e delegacionit të Prishtinës që jemi prezent sot, dua të ju njoftoj, se ne e kemi parë vdekjen me sy kur ushtria serbe ka sulmuar pamëshirshmën Kosovën.

Ne ishim fëmijë atëherë. U detyruam të ikim nga shtëpitë tona. Serbia ka vrarë të afërmit, shokët e shoqet tona. Ka masakruar fëmijë e gra. Serbia ka dhunuar mbi 20.000 gra. Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, e cila iu drejtua me një fjalë rasti sot në këtë Asamble ka pasur mundësi të drejtohet me një gjuhë tjetër ndaj Serbisë. Ajo ishte 13 vjeç kur në trupin e saj u shkrepën dhjetëra plumba. Ajo mbijetoi përkundër se në trupin e saj të njomë kishte 16 plumba. Por, ajo zgjodhi gjuhën e bashkëpunimit.

Për ne është vështirë të ulemi e të flasim për bashkëpunim me Serbinë e cila na ka vrarë e masakruar dhe akoma nuk ka kërkuar falje për atë që ka bërë. Por, ne kemi zgjedhur gjuhën e bashkëpunimit sepse besojmë që rruga jonë e vetme drejt të ardhmes është përmes bashkëpunimit. Falemnderit të gjithë përfaqësuesve të shteteve pjesëmarrëse për reagimin që patët karshi gjuhës së papranueshme të Serbisë e cila shkeli prarimin e barazisë dhe gjithëpërfshirjes.

Ne zgjodhëm që këtu të mos përmendim padinë që do të bëjë shteti i Kosovës ndaj Serbisë për gjenocidin që ka bërë në Kosovë. Ne e njohim shumë mirë Serbinë ashtu siç e njeh edhe Bosnja, Kroacia, dhe Slovenia. Sjellja e Serbisë ishte një dëshmi e mirë për të gjithë ju që jeni prezent në këtë takim për të kuptuar se kush është për bashkëpunim rajonal, për avancim e për respektim të njëri-tjetrit e kush është kundër bashkëpunimit dhe minon çdo nismë të mirë rajonale. Prandaj, duhet ta kuptojme dhe të bashkëpunojmë ngusht me njëri tjetrin që ta ndalim qasjen destruktive të Serbisë. Ne duhet të bashkohemi për paqe e zhvillim. Serbia duhet të ndryshoj e të kërkoj falje për gjenocodin që ka bërë në Kosovë dhe Bosnje si dhe për viktimat në Kroaci.

Etiketat e lidhura

Fitore Pacolli
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 4 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 5 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 5 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 5 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 8 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 7 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.