Seanca në Hagë. Hashim Thaçi: I dëgjova akuzat dhe i hedh poshtë të gjitha (VIDEO)

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dalë para Dhomave të Specializuara. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, e Jakup Krasniqi, sipas aktakuzës së publikuar nga Gjykata Speciale, kishin dhënë udhëzime, instruksione dhe urdhra lidhur me kundërshtarët e tyre, por, përveç kësaj, ata thuhet të kenë marrë pjesë personalisht në frikësimin, keqtrajtimin dhe ndalimin e kundërshtarëve.

Pasi u njoh me 10 akuzat që rëndojnë ndaj tij, ish- presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi iu përgjigj gjykatësit shumë i prerë. “I dëgjova dhe i hedh poshtë të gjitha akuzat”, tha Thaçi.

Avokati mbrojtës si ish- presidentit Hashim Thaçi tha se kjo seancë është bërë pa njoftuar në kohë mbrojtjen. “U realizua pa njoftuar mbrojtjen në kohën e duhur, do bashkëpunojmë me gjykatën, siç ka bërë Thaçi gjatë gjithë këtyre viteve. Gjykata po heton këto çështje për 5 vjet dhe më shumë, ndërsa ju e keni aktakuzën para 6 muajsh, për herë të parë mësuam për këtë çështje të mërkurën, nuk ishte e mundur që të krijohet një ekip mbrojtës, apo njerëz që donin të ishin të pranishëm në këtë seancë. E pakuptim, e kemi të vështirë të kuptojë pse është bërë në këtë mënyrë“, tha avokati i Hashim Thaçit.

Në aktakuzë përmenden disa raste, kur të njëjtët sipas dëshmitarëve janë parë në situata të tilla, si në Rahovec, kur pretendohet se ishin burgosur disa civilë serbë, ku ishin prezentë Thaçi, Veseli e Selimi. Në një nga pikat përmendet se Thaçi e Selimi kishin bërë disa veprime në frikësimin mbi njësitë që ishin të lidhura me LDK-në, duke iu referuar FARK-ut. “Në disa raste, përfshirë atë në fillim të shtatorit 1998 në Zonën Operative të Dukagjinit, Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi kërcënuan dhe përdorën forcë mbi njësitet e lidhura me LDK-në, përfshirë edhe Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK) që lidheshin me Qeverinë në ekzil”, thuhet ndër tjerash në aktakuzë.

SHKARKO APP