Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Serbët vendosin bllokada në veri – mbyllen dy pika kufitare me Serbinë

Aktualitet E diel, 11 Dhjetor 2022 12:40
Serbët vendosin bllokada në veri – mbyllen dy pika kufitare me Serbinë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në veri të Kosovës rikthehen barrikadat e serbëve, pas arrestimi nga autoritetet kosovare të një ish-polici serb. Vuҫiq, arrestimin e ish-policit serb e cilësoi veprim të pamatur të Prishtinës zyrtare.

Policia e Kosovës njoftoi se ka mbyllur për qarkullim dy pikat kufitare në veri të Kosovës Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë. Këtë vendim policia e mori pasi serbët lokal gjatë pasditës së shtunë, bllokuan për qarkullim disa rrugë në veri të Kosovës, në shenjë revolte pas arrestimit nga autoritetet kosovare të një ish-polici serb. Ky i fundit, akuzohet se ka organizuar sulmin e javës së shkuar mbi zyrat e KQZ-së në veri. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se ish-polici serb ka organizuar “sulmin terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Dejan Pantiq akuzohet për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm ndaj rendit kushtetues”, tha Sveçla.  Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga ana e tij, arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq nga Policia e Kosovës, e cilësoi si veprim të pamatur të autoriteve kosovare.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Vuçiq: Veprim i pamatur

“Shërbimet tona e kanë hetuar shumë seriozisht të gjithë rastin. Unë bisedova me partnerët ndërkombëtarë dhe theksova pamaturinë e atyre që kryen një veprim të tillë dhe cënuan edhe një herë paqen”, tha Vuçiq gjatë një konference për media në Beograd.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Para 2 orësh
PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Para 6 orësh
Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Para 9 orësh

Që nga fillimi i dhjetorit incidentet janë shtuar në veri të Kosovës, që nga koha kur autoritetet e Kosovës po bënin përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, pas dorëheqjes masive të përfaqësuesve serbë nga institucionet dhe komunat. Fillimisht, presidentja Vjosa Osmani, caktoi që me 18 dhjetor të mbahen zgjedhjet lokale në katër komunat në veri të Kosovës. Por pas presionit ndërkombëtar se në rrethana të tilla tensionimi nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, presidentja vendosi për shtyrjen e këtyre zgjedhjeve. Ajo caktoi datën 21 prill të vitit 2023 për mbajtjen e zgjedhjeve lokale për kryetar të komunave në veri të Kosovës.

“Në mënyrë që të sigurojmë pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve në këto zgjedhje, vëzhgim nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, siguri për të gjithë qytetarët pa dallim, si dhe kohë të mjaftueshme për institucionet e sigurisë që të bëjnë edhe përpjekje e të ndërmarrin veprime shtesë për rend dhe ligj në veri në vendit, vlerësoj se shtyrja është e nevojshme”, tha presidentja Vjosa Osmani, pas një takimi që zhvilloi me partitë politike, ku u vendos për shtyrjen e zgjedhjeve.

Shtyrja e zgjedhjeve

Vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve në veri, e mirëpriti Bashkimi Evropian dhe QUINT-i. “Ky vendim konstruktiv çon përpara përpjekjet për të promovuar një situatë më të sigurt në veri, që është kyçe për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, si e vetmja mënyrë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e QUINT-it, ku bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Italia.

Edhe Bashkimi Evropian dhe misioni i OSBE-së, thanë se e “mirëpresin vendimin e presidentes Osmani dhe të liderëve të partive politike për të shtyrë mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarë komune dhe ato për asambletë komunale në veri të Kosovës”. “Të gjithë duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të ulur tensionet dhe për t’u përqendruar në dialog”, shkroi zyra e BE-së në Kosovë./DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 1 ore

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 2 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 2 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 2 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 10 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 5 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

4 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 1 ore

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.