Serbia bllokon hyrjen e kamionëve nga Kosova, ministri i Infrastrukturës: Shkelje çnjerëzore

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Mjedisit së Kosovës, Lumir Abdixhiku deklaroi se Serbia ka ndaluar transportuesit e mallrave dhe ka bllokuar hyrjen e kamionëve.

Abdixhiku shkruar në Twitter se është e paprecedent që gjatë pandemisë autoritetet serbe kanë bllokuar transportuesit e mallrave që vinin nga Kosova.

“Është e paprecedent që gjatë pandemisë autoritetet serbe kanë bllokuar transportuesit e mallrave që vinin nga Kosova. Kjo është shkelje çnjerëzore dhe flagrante të marrëveshjes rajonale për korridorë të gjelbër gjatë betejës me COVID-19, për çka janë marrë vesh të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ministri.

SHKARKO APP