Serbia kërcënoi me luftë, Kosova kërkon ndërprerjen e dialogut dhe anëtarësimin në NATO
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, i ka cilësuar kërcënime të hapura për luftë të re, deklaratat e sotme të presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Ajo kërkuar që Kosova të mos e vazhdojë dialogun me Serbinë para se të fillojë anëtarësimin në NATO.
“Kosova do të shtojë përpjekjet për fillimin e anëtarësimit në Aleancën Veri-Atlantike NATO, dhe tek pastaj do të duhej të vazhdojë dialogun me Serbinë. Kosova nuk është as Nagorno-Karabakh, as konflikt i ngrirë. Reagimi dhe krahasimet e qëllimshme të Vuçiçit tregojnë qartazi qëllimin për destabilizim dhe krijimin e tensioneve të reja në rajonin e Ballkanit.
Dihet botërisht pjesëmarrja e forcave të rregullta ushtarake serbe (përfshirë snajperistë) në Bjellorusi. Ushtarët e Serbisë janë parë të përfshirë aktivisht edhe në konfliktin në Ukrainë dhe është raportuar ndërkombëtarësh për përdorimin e armatimit serb në konfliktin Azerbajxhan-Armeni.
Është evidente dhe e qartë se pas imponimit të Rusisë në luftimet e rajonit të Nagorno- Karabakh, dhe paraqitjes së saj si “ndërmjetësuese për zgjidhjen e këtij konflikti nën sistemin “përçaj dhe sundo”, Rusia dhe Serbia si furnizueset kryesore me armë në këtë konflikt të armatosur po tentojnë të tërheqin paralele të tillë me qëllim të arsyetimit të militarizimit dhe armatimin e ushtrisë së saj me armatim jokompatibil me NATO”, thuhet në reagim.
Por cfarë tha Vuçiç?
“Është e rëndësishme t’ju them se konflikti Nagorno-Karabak tregon se konfliktet e ngrira mund të përshkallëzohen në çdo moment”, deklaroi Vuçiç duke paralajmëruar se konflikti në Ballkan mund të rihapet nëse nuk ka një marrëveshje mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë.
/Abcnews.al