Serbia në prag të zgjedhjeve , Vuçiç bën deklaratën e papritur për Kosovën: E vetmja arsye që s’mund të fle
Në prag të zgjedhjeve në vend, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka folur edhe për mediat edhe për çështjen e Kosovës.
Lideri serb është shprehur se Kosova është e vetmja arsye që e lë pa gjumë. Megjithatë ai ka thënë se do të luftojë edhe më shumë se në të kaluarën sa i përket Kosovës.
“Arsyeja e vetme pse unë s’mund të fle është Kosova. Nuk më intereson për ekonominë. Dhe ajo çfarë mund të iu them njerëzve është që do të luftojë edhe më shumë sesa në të kaluarën”, ka thënë Vuçiç.
Po ashtu ai ka deklaruar se pret që të rritet presioni për të gjetur një zgjidhje finale Kosovë-Serbi.