FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Serbia nuk lejon vizitën e ministrit të Brendshëm të Kosovës, reagon Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se autoritetet në Serbi i kanë refuzuar kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës.

Sveçla ka thënë se kërkesa i është refuzuar pa arsyetim dhe se “ky akt i Serbisë ndaj vizitës sime dëshmon qasjen destruktive dhe shtypjen e vazhdueshme të saj ndaj shqiptarëve të Luginës”.

Përmes një shkrimi në Facebook më 4 janar, Sveçla ka thënë se për çështjen e vizitave të zyrtarëve shtetërorë do të veprojnë mbi parimet e reciprocitetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka thënë se përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës kishte përcjellur agjendën në zyrën ndërlidhëse të Serbisë për leje të hyrjes dhe realizim të vizitës, “në respektim të marrëveshjes së Brukselit dhe praktikave të deritanishme”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ky refuzim pa asnjë arsyetim nga Serbia disa orë para realizimit të vizitës, nuk zbehë qëllimet dhe angazhimin tonë për shqiptarët e Luginës. Ndër të tjera, nuk do të zbehë as dëshirën dhe qëllimin tim për realizim të vizitës atje, për të ndarë me shqiptarët e Luginës shqetësimet e padrejtësitë me të cilat ata ballafaqohen dhe angazhimet e institucioneve të Republikës sonë për ta”, ka shkruar ai.

Sipas ministrit të Brendshëm, ai do të zhvillonte vizita në Preshevë, komunë e banuar me shumicë shqiptare, Medvegjë dhe Bujanoc ku gjithashtu banojnë shqiptarë./Rel

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?