FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sërish tensione në veri të Kosovës, tri shpërthime pranë stacioneve policore në Zveçan dhe Mitrovicë

Tri shpërthime kanë ndodhur rreth mesnatës në veri të Kosovës, konkretisht në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan.

Këto raste i ka konfirmuar  zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Nga këto shpërthime, Elshani ka thënë se s’ka asnjë të lënduar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në intervalin kohor prej orës 23:30 deri në orën 01:30, kanë ndodhur tri shpërthime. Një ka ndodhur në rrugë gjatë patrullimit të policies, vetura e policisë është gjuajtur me gurë dhe dyshohet se është hedhur një shok bombë. Një ka ndodhur në stacion të Policisë në Mitrovicë të veriut, saktësisht në oborr. Shpërthimi tjetër ka ndodhur në Zveçan, në afërsi të stacionit të policisë. Nuk ka të lënduar. Te rasti i parë, vetura është dëmtuar nga gjuajtja me gurë, e në dy rastet tjera s’kemi dëme”, ka thënë Elshani për gazetën Express.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?