Shameti: Serbia e di që liderat shqiptarë janë hajdutë dhe të korruptuar, prandaj mundohet t’i blejë

I ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, gazetari Sokol Shameti tha se Serbia ka tentuar gjithmonë që të bisedojë direkt me liderat shqiptarë, pasi e di që janë të korruptueshëm dhe mund t’i blejë.

Shameti: Serbia ka tentuar gjithmonë që të bisedojë direkt me liderat shqiptarë, pa ndërmjetësimin e të tjerëve, sepse e di që liderat shqiptarë janë hajdutë dhe të korruptuar. E ka ditur këtë qysh në vitet ’20, me programet e Garashaninit. 

Ajo që na ka shpëtuar ka qenë SHBA që e ka ndaluar tradhtinë e këtyre liderëve të shantazhuar. Ajo që po shikojmë për herë të parë me Thaçin dhe Vuçiçin, SHBA-të kanë dalë me idenë se nëse dy vendet bien dakord, edhe ata do të jenë dakord. kjo është një lënie vetëm e liderit shqiptar, pasi Serbia ka Rusinë.  

SHKARKO APP