SHBA kërkon nga Prishtina respektimin e të drejtave të minoriteteve
”Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohjen reciproke midis dy vendeve”,-tha përfaqësuesja e SHBA-së në Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Europian, Katherine Brucker, në fjalën e saj në Këshillin e Përhershëm të misionit të OSBE në Vjenë,.
Sipas saj, SHBA mbështet Kosovën si një demokraci sovrane dhe multietnike, por në të njëjtën kohë u kërkon liderëve të Kosovës të respektojnë të drejtat e njeriut për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë.
”Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, është thelbësor për stabilitetin dhe prosperitetin rajonal”. Brucker shprehu shqetësimin e Uashingtonit për mbarëvajtjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, “për shkak të kufizimeve të rënda financiare”. Këto komente, Brucker i ka bërë në përgjigje të raportit të Cornelia Taylor, Ushtruese Detyre e Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë.