Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, i infektuar me COVID-19

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19, bashkë me anëtarët e tjerë të familjes.

Në mesin e 96 rasteve të konfirmuara të shtunën si pozitivë në testin për COVID-19 është edhe deputeti i LDK-së Kosovës, Arben Gashi dhe familja e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur, vet deputeti Gashi, përmes një postimi në Facebook

“Me simptoma të lehta si kokëdhembje e temperaturë, dje shkova të testohem në repartin e Infektives. Unë dhe familja ime dje rezultuam pozitiv me COVID-19, dhe për pasojë, do të jemi në izolim shtepiak dyjavor”, ka shkruar Gashi.

Të shtunën në Kosovë janë konfirmuar edhe 96 raste me coronavirusin e ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 2590. Raste aktive janë 1,148.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 87 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve, tani ka arritur në 1,394.

Që nga mesi i muajit mars, kur janë paraqitur rastet e para me sëmundjen COVID-19, në Kosovë kanë vdekur 48 pacientë.

SHKARKO APP